Vendosni fjalën kyçe....

Basha: 99.9% e demokratëve më mbështesin, do e pastrojmë PD-në nga mbeturinat e sistemit komunist


Kreu i PD-së Basha ka pohuar sot se ka mbështetjen e 99.9% të demokratëve.

Gjatë konferencës për shtyp, në qendër të së cilës ishte afera e incineratorëve e arrestimi i ish-ministrit Koka, kryedemokrati tha se bejeta është për të ardhmen dhe pjesa dërrmuese te demokratëve kërkojnë të shkëputen nga mendësia bolshevike.

Po kështu ai tha se është i vendosur për të pastruar partinë nga mbeturinat e sistemi komunist.

“E kuptoni që betejat tona janë dhe mbeten parimore. Kjo e inceneratorëve këtë tregon. Ne denoncojmë ju përpiqeni të pasqyroni. Beteja është për të ardhmen, për të mos mbetur peng për të shkuarën. Shumica absolute, 99.9% janë për të ardhmen. Si lidh asgjë as me mendësinë Bolshevike, partia nuk është pronë e askujt, e as me aferat korruptive që kanë ndodhur gjatë qeverisjes tonë. Shumica demokratëve s’kanë përfituar, por janë dëmtuar. Për ta pastruar PD nga mbeturinat e sistemit komunist, janë 99.9% e demokratëve.” – tha Basha.