Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtruese, kush të ka paguar ty” – Tension në shkallët e PD-së, mbështetëset e Bashës përzënë Kokalarin e Vokshin (Video)


Tensione në selinë e PD-së mes mbështetësve të Bashës e anëtarëve të Grupit për Rithemelimin e PD-së, Vokshi e Kokalari.

Teksa ato po jepnin një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes që zhvilluan brenda selisë, mbështetëset e Bashës e quajtën Kokalarin ‘mashtruese’.

“Sa rrugë ke bërë Amerikë-Shqipëri? Kush të ka paguar ty? Për çfarë arsye mashtron. Mashtruese” – tha një prej mbështetëseve të kreut të PD-së.

Ndërkohë Kokalari u përgjigj duke thënë se personat e dërguar nga kryedemokrati Basha ushtrojnë dhunë verbale e psikologjike.

“Këta që i dërgon Lulzim Basha është dhunë verbale dhe psikologjike. Kanë mbyllur të gjitha dyert dhe nuk arrijnë të kontrollojnë dy gra që janë apo jo me probleme. Basha është këtu. Kjo është dhunë psikologjike. Ardhja ime këtu nuk është provokim. Kjo është ndërtesë e Partisë Demokratike.” – tha ndër të tjera Kokalari.

Më herët kryetarja e LDG-së, Vokshi, akuzoi kreun e PD-së Basha se kishte thyer derën e zyrës së LDG-së e kishte marrë që andej karriget e kishte ndërruar bravën. Të njëjtat akuza përsëriti par apak ditësh edhe kreu i FRPD-së, Këlliçi, i cili tha se pas thyerjes së dyerve të zyrës i kishin marrë sendet personale e dokumente të rëndësishme.