Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrit indian i hakojnë llogarinë në “Twitter”, postimi për Bitcoin që bëri zhurmë


Llogaria e kryeministrit indian Narendra Modi në “Twitter” u hakua duke publikuar një mesazh që thoshte se India kishte adoptuar bitcoin si mjet ligjor dhe do ta shpërndante atë për të gjithë qytetarët.

Postimi u fshi shpejt dhe zyra e tij tha se llogaria ishte komprometuar për pak.

Postimi i fshirë thoshte se qeveria indiane kishte blerë zyrtarisht 500 bitcoin dhe “po ia shpërndante ato të gjithë banorëve të vendit”.

 

Kjo është hera e dytë që hakerohet llogaria e zotit Modi në Twitter. Ai poston shumë shpesh dhe ka më shumë se 70 milionë ndjekës – më shumë nga çdo lider botëror.

Vitin e kaluar, llogaria e tij u hakua dhe një postim në Twitter u publikua duke u kërkuar njerëzve të dhurojnë para për një fond të rremë të ndihmës kundër Covid.

Hakimi i fundit vjen në një kohë kur India përgatitet të marrë masa për tregtinë në lulëzim të kriptomonedhave, me një ligj të ri që ka të ngjarë të paraqitet në parlament këtë muaj. Vetë Modi tha muajin e kaluar se kriptovalutat mund të “prishnin rininë tonë”.