Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas takimit me Escobar: Ballkanin e Hapur e mbështet fuqimisht administrata e Biden. Nuk përmend korrupsionin


Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit mes të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar postimin e tij për takimin Rama zbulon se ka folur për partneritetin me SHBA-të dhe më shumë për rolin e tyre në rajon dhe dialogun Prishtinë-Beograd.

Rama e vë theksin e takimit duke përmendur Ballkanin e Hapur si një nisëm që sipas tij mbështetet edhe nga administrata e Presidentit Joe Biden, një përqëndrim ndryshe nga sa zbuloi Ambasada e SHBA-ve që shkruajti se fokusi ishte korrupsioni dhe pandëshkueshmëria si dhe minimi i demokracisë në rajon.

Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht”-shkruan Rama.