Vendosni fjalën kyçe....

Berisha “shikon” në monitorin e foltores me shqiptarët e Amerikës teksa Rama merr çmim nga Clinton (Video-montazhi)


Një video montazh po qarkullon në internet që tregon “Foltoren” e Sali Berishës me mbështetës në SHBA ku në ekranin e madh mbivendoset ceremonia e dhënies së çmimit nga Hillary Clinton për Edi Ramën.

Nga një anë Sali Berisha në foltore akuzon se Rama ka lobuar së bashku se George Soros që ai të shpallej non grata ndërsa nga ana tjetër Kryeministri duket se po shijon momentin në politikë duke shkuar përtej oqeanit.

Sali Berisha zhvillon në datën 11 Kuvendin me anë të të cilit kërkon që të marrë drejtimin e Partisë Demokratike menjëherë pasi u shpall non grata nga SHBA-të dhe u përjashtua nga Lulzim Basha nga Grupi Parlamentar.

Ndërkohë vetëm dy ditë më parë, i dërguari special i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do vizitojë Shqipërinë dhe do takohem me Ramën dhe Bashën.