Vendosni fjalën kyçe....

Shirat e rrëmbyeshëm, bien gurë në aksin Lezhë-Ungrej, izolohen 9 fshatra


Reshjet e shiut që  kanë rënë përgjatë orëve të fundit kanë shkaktuar shembje gurësh dhe dherash në aksin Lezhë-Ungrej.

Rreth 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pësuar rrëshqitje të tokës duke izoluar totalisht banorët e 9 fshatrave të kësaj Njësie Administrative.

Në atë zonë raportohet nga banoret se ka patur edhe herë të tjera rrëshqitje të tokës duke izoluar qindra banorë të këtyre fshatrave.