Vendosni fjalën kyçe....

CNN pushon nga puna Chriss Cuomo-n për ndihmën që i ka dhënë vëllait politikan


Gazetari amerikan Chris Cuomo është shkarkuar nga puna në CNN, pas akuzave se ka ndihmuar të vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai po akuzohej për ngacmim seksual.

Vendimi erdhi pasi CNN tha se informacione shtesë përfshirjen e Chris Cuomo në mbrojtjen e vëllait të tij më të madh.

Kujtojmë se Andrew Cuomo dha dorëheqjen nga detyra e tij si guvernator në gusht pasi prokurorët thanë se ai kishte ngacmuar stafin.

Gazetari Chris Cuomo, pas pushimit nga puna tha në një deklaratë se ai ishte i zhgënjyer dhe se kjo nuk ishte mënyra “siç dua që koha ime në CNN të përfundojë”.

 

Ai kishte punuar për rrjetin televiziv që nga viti 2013 dhe u bë një nga prezantuesit e tij më të njohur të lajmeve, ku më së fundi kryesoi mbulimin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës në SHBA.

CNN tha në një deklaratë se një “firmë ligjore e respektuar” ishte punësuar për të hetuar përpjekjet e Chris Cuomo për të ndihmuar vëllain e tij politikan të luftojë akuzat për ngacmim seksual. Por ndërkohë që po ndodhte kjo, “informacione të reja kanë dalë në dritë” që çuan në përfundimin e menjëhershëm të kontratës së tij.