Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet autobusi në Mali, dhjetëra qytetarë të vrarë, shumica ishin gra


Të paktën 31 persona janë vrarë në Mali pasi një grup militantësh sulmuan një autobus që transportonte civilë në një treg.

BBC shkruan se persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr dhe vranë shoferin, përpara se t’i vinin flakën autobusit. Shumica e viktimave ishin gra që ishin rrugës për të punuar në treg.

Sulmi vdekjeprurës është i fundit në përshkallëzimin e shpejtë të kryengritjes xhihadiste të Malit.

Burra të armatosur “qëlluan në automjet, prenë gomat dhe qëlluan mbi njerëzit”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters Moulaye Guindo, kryebashkiaku i qytetit aty pranë Bankass.

Ai tha se më shumë njerëz ishin ose zhdukur ose të plagosur.

Autobusi ishte vënë në shënjestër ndërsa bënte udhëtimin e tij që e bënte dy herë në javë nga fshati Songo në një treg në Bandiagara, 10 kilometra larg.