Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi amerikan parashikon luftë civile në SHBA


Ekziston një ‘rrezik jashtëzakonisht i lartë’ që Shtetet e Bashkuara të rrëshqasin në luftë civile brenda 10 viteve të ardhshme për shkak të ‘shkallës së jashtëzakonshme të polarizimit’ që shihet tani për taani në vend, thotë miliarderi Ray Dalio.

Në librin e tij të ri, i cili u botua më 30 nëntor, ai botë shkroi se ka një mundësi prej 30% për një rezultat të tillë, sepse rregullat e qeverisjes po shpërfillen.

Duke treguar për gjashtë fazat e ciklit të brendshëm të rendit/çrregullimit, i cili përfundon në luftë civile, Dalio pretendon se SHBA-të janë aktualisht në fazën e pestë: kushtet e këqija financiare dhe konflikti intensiv.

“Për shembull, kur gjykohen zgjedhje të ngushta dhe humbësit respektojnë vendimet, është e qartë se rendi respektohet. Kur pushteti luftohet dhe rrëmbehet, kjo sinjalizon qartë rrezikun domethënës të një ndryshimi revolucionar me gjithë çrregullimin e tij shoqërues”, shkroi Dalio.

Ai vuri në dukje se njerëzit, duke përfshirë zyrtarë të rangut të lartë, kanë dyshuar hapur në vlefshmërinë e zgjedhjeve të fundit dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të luftuar për bindjet e tyre.

Dalio citoi gjithashtu disa studime që tregojnë ndarjen në rritje, të ngarkuar emocionalisht midis dy partive politike. Kështu, sipas tij, një sondazh i fundit tregoi se 15% e republikanëve dhe 20% e demokratëve mendonin se vendi do të ishte më mirë nëse shumica e partisë politike kundërshtare ‘do zhdukej’.