Vendosni fjalën kyçe....

Basha i përgjigjet Berishës: Trillimet s’ta zgjidhin dot hallin, ka vetëm një çështje e ajo është shpallja jote Non Grata


Kreu i PD-së Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Berisha pas akuzave të këtij të fundit nga foltorja e Devollit.

Kryedemokrati shkruan në Twitter se asnjë trillim a shjpifje nuk e zgjidhin dot hallin e Berishës dhe se ka vetëm një dosje që është shpallja non grata e tij nga SHBA.

Bashja shton te është kjo çështje që e ka detyruar Berishën të bjerë kaq poshtë duke shpresuar ta kthejë PD-në në mburojë personale duke përdorur demokratët.

“Trillimet e shpifjet nuk e zgjidhin dot hallin e Sali Berishës. Ka vetëm një dosje, ka vetëm një çështje dhe ajo është çështja NON GRATA nga SHBA. Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal.” – shkruan Basha.