Vendosni fjalën kyçe....

Verilindja mbulohet nga bora, probleme me qarkullimin e energjinë në disa zona


Reshjet e borës në verilindje të vendit kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa fshatra të Dibrës.

Në zonë bora ka arritur trashësinë 15 cm në qytet ndërsa në zonat më të thella ajo ka shkuar mbi 20 cm.

Lura tani për tani është izoluar e po punohet për lirimin e rrugëve. E bllokuar është rruga edhe në Trebisht e disa fshatra të Ostrenit, shkruan BW.