Vendosni fjalën kyçe....

Rritja e çmimit të karburantit, Tabaku tregon skemën: Sa është kostoja reale e një litër nafte


Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar përsëri në lidhje me rritjen e çmimit të karburantit.

Ajo ka publikuar një grafik në llogarinë e saj zyrtare në “Facebook”, Tabaku thekson se 61 lekë është kostoja reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare një litër naftë. Por ndërkohë, sipas Tabakut taksat e shndërrojnë atë në 199 lekë/litër.

“Veç 61 lekë është kosto reale me të cilën vjen nga tregjet ndërkombëtare e një litri naftë përpara se taksat ta shndërrojnë në 199 lekë/litër.”- shkruan deputetja demokrate.