Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e dy personave në Golem, u gjetën pas denoncimeve të familjarëve në polici


Dy personat, një burrë e një grua që u gjetën të pajetë në një apartament në Golem, u zbuluan pas denoncimeve të familjarëve në polici.

Djali i Mihal Janit, 60-vjeçarit që u gjet i vdekur ka kërkuar ndihmën e policisë pasi i ati nuk i përgjigjej në telefon. E njëjta ka qenë situata edhe me 50-vjeçaren Anila Llulla, gruaja që u gjet brenda apartamentit në Golem.

Ajo ishte larguar nga banesa dy ditë më parë dhe i biri kishte denoncuar në polici zhduken e saj.

Dyshohet se Jani e Llulla kanë humbur jetën një ditë më parë për shkak të asfiksisë nga gazi.