Vendosni fjalën kyçe....

Stadiumi i Kukësit ndërron emër, do quhet “Kukës Arena”, i vihen emra edhe tribunave


Stadiumi “Zeqir Ymeri” ku luajnë verilindorët e Kukësit do ndryshojë emër dhe do të quhet “Kukës Arena”.

Ajo që vihet re nga njoftimi i klubit të Kukësit është se do emërtojnë tribunat njësoj si në Air Albania Stadium.

Tribunat kryesore do jenë “Zeqir Ymeri” dhe “Gramoz Palushi”. Ndërsa tribunat pas porte do marrin emrin “Neim Hoxha dhe “Sadik Zeneli” dhe tribuna ballorë do quhet “Shkëlzen Domi”.

Njoftimi i klubi të Kukësit:

“Stadiumi i ri i cili pas pak kohësh do të presë më në fund skuadrën, do të mbajë emrin “Kukës Arena”. Investimi i bërë në stadium, e ka kthyer në një impiant modern i cili do të jetë edhe i gatshëm të presë ndeshjet e skuadrës sonë në Kupat e Europës, teksa ndeshjet mund të luhen edhe gjatë natës pasi stadiumi ka sistem ndriçimi.

Stadiumi “Kukës Arena” do të ketë emërtim të veçantë për secilën tribunë. Tribuna qendrore do të ndahet në dy pjesë dhe do të emërtohen

Tribuna “Zeqir Ymeri”

Tribuna “Gramoz Palushi”

Tribunat pas porte do të quhen:

Tribuna “Neim Hoxha”

Tribuna “Sadik Zeneli”

Tribuna përballë do të quhet

Tribuna “Shkëlzen Domi”