Vendosni fjalën kyçe....

Meta e mbyll vizitën në Kosovë nga Prekazi, homazhe te varri i Adem Jasharit


Vizitën e tij në Kosovë, Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur me një homazh në Prekaz. Ai ka publikuar disa foto nga vizita e tij, ndërsa shprehet se është përulur me nderim para varrit të Adem Jasharit.

“Në përfundim të vizitës në Republikën e Kosovës, nuk mund të mos ndalesha mbrëmë në Prekaz.
Në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Heroit Legjendar Adem Jashari, u përula dje me nderimin dhe respektin më të thellë para kujtimit të paharruar dhe veprës së përjetshme të Tij dhe të gjithë heronjve e të rënëve të familjes Jashari dhe Prekazit martir.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!”
– shkruan Meta krahas fotove.