Vendosni fjalën kyçe....

Nis mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë në Elbasan


Ka nisur mbledhja në Elbasan mes dy qeverisë, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kryeministri Edi Rama doli dhe e priti homologun e tij Albin Kurtin me çadër, për shkak se po binte shi.

Ky është takimi i shtatë ndërqeveritar mes dy vendeve, ndërsa pritet të miratohen sot disa marrëveshje.

Një prej marrëveshjeve është ajo për sigurimet shoqërore, ku është kërkuar autorizimi për nënshkrim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe marrëveshja për lejet e qëndrimit në afat 5-vjeçar, përmes një aplikimi të thjeshtë dhe ajo për lehtësimin e procedurës së njohjes së diplomave.

Po ashtu do të nënshkruhet edhe një memorandum mirëkuptimi për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.

Ndërkohë që pritet që të ketë edhe marrëveshje në fushën e sigurisë. Të gjithë qytetarët e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit në afat 5-vjeçar së bashku me lejen e punës në Shqipëri, vetëm me një aplikim të thjeshtë.