Vendosni fjalën kyçe....

Osmani takon Metën: Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimet në rajon


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim homologun e saj Ilir Meta.

Osmani shkruan se diskutimet u përqendruan në mundësitë e thellimit dhe bashkëpunimit si dhe zhvillimet në rajon.

Sot prita në takim Presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta, të cilit, meqë jemi në prag të 28 nëntorit, i përcolla urimet për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për festën kombëtare.

Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimet në rajonin tonë e përtej. E falenderova për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës”-shkruan Osmani.