Vendosni fjalën kyçe....

OBSH-ja marrëveshje për testet Covid që do furnizojë vendet e varfra


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar një marrëveshje të parë në llojin e saj për të rritur prodhimin e një teknologjie që zbulon antitrupat Covid në një përpjekje për të ndihmuar vendet më të varfra të luftojnë pandeminë.

Duke shpallur marrëveshjen, OBSH tha se teknologjia serologjike që zbulon antitrupat Covid-19 do t’u ofrohet pa pagesë kombeve të varfëra dhe me të ardhura mesatare.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se masa ishte e nevojshme për të ‘ndryshuar valën ndaj pandemisë dhe mbi pabarazinë shkatërruese globale që ka vënë në pah kjo pandemi’.

“Qëllimi i licencës është të lehtësojë prodhimin e shpejtë dhe komercializimin e testit serologjik COVID-19 të CSIC në mbarë botën”, tha OBSH në një njoftim për shtyp, duke shtuar se oferta për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ‘do të mbetet e vlefshme deri në data e skadimit të patentës së fundit’.