Vendosni fjalën kyçe....

A u tremb Rama nga studentët? Si u fut në Kuvend nga dera e pasme (FOTO)


Ndërkohë që përpara Kuvendit ishin mbledhur mijëra studentë për të protestuar kundër tarifave të larta, kryeministri Edi Rama u fut në Kuvend nga dera e pasme.

Dy ditët e fundit në media u krijua përshtypja se protesta po shuhej, për shkak të ndarjes së studentëve në dy grupe, një para Kryeministrisë dhe një grup tjetër para Ministrisë së Arsimit. Por sot pjesëmarrja është si asnjëherë tjetër. Mijëra studentë janë mbledhur para Kuvendit dhe ende të tjerë pritet të mbërrijnë.

Sot në Kuvend janë paraqitur në Kuvend për herë të parë pas 5 muajsh, edhe 8 deputetë të opozitës.

Nga LSI-ja janë, Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, ndërsa nga PD janë të pranishëm në seancën plenare: Luçiano Boçi, Valentina Duka, Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji.

Deputetët e opozitës do të mbështesin dy amendamentet e propozuara nga LSI për t’i dhënë zgjidhje 8 kërkesave të studentëve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *