Vendosni fjalën kyçe....

“Rama udhëtime sekrete me Ron Yefet” – Këlliçi


Rama bëri udhëtime sekrete me bizmesmenin Ron Yefet, tha deputeti i PD-së Belind Këlliçi.

Pak para nisjes së protestës ai e akuzoi kreun e qeverisë për marrëdhënie klienteliste që kanë ndikuar sektorin e medias.

Sipas Këlliçit, Yefet kontrollon industrinë e armëve dhe menaxhon KAYO, kompaninë shtetërore që ka përfituar nga VKM-të e qeverisë.

Në vijim, Këlliçi akuzoi se marrëdhëniet mes kryeministrit dhe biznesmenit janë reflektuar edhe në takime jashtë vendit, duke përmendur një udhëtim në Paris në tetor 2020.