Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau të riun në supermaket, vetëdorëzohet ish-polici


27-vjeçari Arbër Sula, autori i dyshuar i vrasjes së 29-vjeçarit Jurgen Duka është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja ndodhi më 14 dhjetor 2021 pas një konfliktit të çastit në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

“Vetëdorëzohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit J. D.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”-njofton policia.