Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Shkodër-Vau i Dejës, humb jetën 62-vjeçari me motorr


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotmë në aksin Shkodër-Vau Dejës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Stajka, ku një automjet është përplasur me një motor dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, shtetasi Shefik Zagani.

Policia ka bërë shoqërimin e shoferit të mjetit të përfshirë në aksident, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28  vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.