Vendosni fjalën kyçe....

‘Gjyqi i shekullit’ në SHBA, Kyle Rittenhouse shpallet i pafajshëm (Video)


Një juri e ka shpallur Kyle Rittenhouse të pafajshëm për akuzën e vrasjes në lidhje me të shtënat në gusht 2020 ndaj tre pjesëmarrësve në trazirat e Kenoshas, Wisconsin.

Juria e përbërë nga pesë burra dhe shtatë gra dha vendimin e saj pas katër ditësh diskutime. Rittenhouse shpërtheu në lot, ndërsa drejtuesi i jurisë lexoi vendimin e pafajësisë për të gjitha akuzat.

Gjatë gjyqit njëjavor, prokurorët e pikturuan Rittenhouse si një ‘roje’ që i kaloi kufijtë e shtetit me një ‘pushkë sulmi’ të marrë në mënyrë të paligjshme me të cilën qëlloi për vdekje Joseph Rosenbaum dhe Anthony Huber, ndërsa plagosi Gaige Grosskreutz, të cilët ishin pjesë e një ‘turme’ që po protestonin në mënyrë paqësore kundër vrasjes së personi me ngjyrë të zezë Jacob Blake nga ana e policisë.

Mbrojtja e tij vuri në dukje se babai i Rittenhouse jeton në Kenosha, se 17-vjeçari ishte vullnetar si mjek dhe ndihmoi në pastrimin e grafiteve dhe ndalimin e turmës së rebelëve që t’i vinin flakën bizneseve kur ai u sulmua nga Rosenbaum dhe Huber. Ata vunë re gjithashtu se Grosskreutz dëshmoi se ai i drejtoi një pistoletë Rittenhouse përpara se të qëllohej dhe argumentoi se adoleshenti veproi në vetëmbrojtje të ligjshme.

Rittenhouse ishte akuzuar për pesë krime, duke përfshirë vrasje me dashje të shkallës së parë, vrasje nga pakujdesia e shkallës së parë dhe tre akuza të tjera.

Gjykatësi Bruce Schroeder kishte hedhur poshtë më parë akuzën për posedim të armëve ndaj Rittenhouse, pasi pushka ‘Smith & Wesson’ që ai mbante atë natë ishte e lejuar sipas ligjit të Wisconsin.

Protestat kundër vrasjes së Blake u përshkallëzuan në trazira më 25 gusht 2020 dhe shumë bizneseve në qendër të qytetit Kenosha iu vu flaka. Hetimet e mëvonshme i hodhën poshtë akuzat ndaj ofiecerëve të policisë për vrasjen e Blake, pasi ky i fundit kishte qenë i armatosur me thikë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani