Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kuvendi i 18 dhjetorit s’bëhet as për hallet e as për batutat e Berishës, Ramës a kujtdo tjetër


Kreu i Partisë Demokratike ka pohuar sot se synimi kryesor i forcës politike që drejton është lufta ndaj regjimit të pakicës, siç e quajti ai qeverinë Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, kryedemokrati tha se në këtë luftë janë të ftuar të marrin pjesë të gjitha forcat politike e jo politike e Kuvendi i 18 dhjetorit do i shërbejë bashkërendimit të betejës e bashkimit të të gjithë faktorëve.

“18 dhjetori është ditë e madhe ku demokratët do rikonfirmojnë atë që konfirmuan më 17 korrik, për një betejë ballore për zhbërjen sa më parë të pasojave të tmerrshme të masakrës zgjedhore të 25 prillit. 18 dhjetori nuk bëhet as për hallet e as për batutat e Sali Berishës, Edi Ramës apo kujtdo tjetër po për hallet e shqiptarëve. PD-ja ka qenë e hapur dhe do vijojë të bashkëpunojë me të gjithë faktorët politikë dhe jopolitikë në luftën kundër regjimit. Dhe 18 dhjetori do ketë këtë gjë në fokus. Ne do bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjtiha forcat politike që janë kundër regjimit. Lufta bëhet për interesin e shqiptarëve.” – tha Basha.