Vendosni fjalën kyçe....

“Po të kisha benzinë, s’do e kishit gjetur djalin” – Avokati tregon një pjesë nga dëshmia e të dyshuarit Klodian Çalamëni në polici


Avokati Ermal Hamataj ka zbuluar një detaj nga hetimet e policisë për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në një fshat të Fierit pak ditë më parë, një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në një prononcim nga Fieri për emisionin “Me zemër të hapur” në televizionin “News 24”, avokati Hamataj ka treguar një pjesë nga dëshmia që i dyshuari Klodian Çalamëni ka thënë para autoriteteve.

“Mësohet që ai të jetë shprehur që nuk kisha benzinë se po të kisha benzinë ju s’kishit për ta gjetur kurrë djalin. Pra ka shkuar çmenduria e tij deri në atë masë sa ka tentuar ta djegë kufomën”– tha avokati gjatë fjalës së tij.

Babai i fëmijës ka folur gjatë ditës së sotme për gazetarët, ku është shprehur se në oborrin e banesës së Klodian Çalamënit, përveç vendit ku ishte groposur djali i tij 8-vjeçar, janë gjetur të hapura edhe dy gropa të tjera. Babai dhe të tjerë familjarë të fëmijës, të tronditur nga ngjarja e rëndë kanë nisur sot një peticion për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje.