Vendosni fjalën kyçe....

Përplaset kamioni me veturën në aksin Durrës-Tiranë, plagosen 2 persona


Dy persona janë plagosur pas një aksidenti që ndodhi mesditën e sotme në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Kamioni me drejtues shtetasin G. M., është përplasur në Romanat me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B.,

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.