Vendosni fjalën kyçe....

Orkestra më e madhe në botë me 12,000 muzikantë synon të thyejë rekordin Guinness (Video)


Venezuela kërkon të thyejë rekordin Guiness për sa i përket një shfaqjeje nga orkestra më e madhe në botë.

Rreth 12,000 interpretues të rinj morën pjesë në një koncert të organizuar nga Sistemi Kombëtar i Orkestrave dhe Koreve të Rinisë dhe Fëmijëve të Venezuelës, i njohur gjithashtu si El Sistema.

Oborri i Akademisë Ushtarake të Fuerte Tiuna në Karakas u zgjodh si vendi i veprimtarisë gjigante.

Pjesa kryesore e shfaqjes shte një interpretim 12-minutësh i një marshi të kompozitorit të njohur Tchaikovsky, të cilin organizatorët shpresojnë se do të njihet si rekordi i ri nga Libri i Rekordeve Guinness.

Rekordi Guinness për orkestrën më të madhe mbahet nga kompania shtetërore ruse e gazit Gazprom. Bamirësia e saj financoi një performancë të himnit kombëtar rus nga 8,097 muzikantë, të mbledhur nga 181 orkestra dhe 200 kore mbështetëse që përfaqësonin pjesë të ndryshme të vendit. Rekordi u vendos në vitin 2019 në Shën Petersburg.