Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Vetingu në politikë shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në “Twitter” përsërit thirrjet e tij për Vettingun në Politikë.

Sipas tij, vetë, Vettingu në Politikë e shkëput Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit, ndëshkon politikanët e korruptuar dhe kthen pushtetin tek qytetarët.

 “Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë #vettingnëpolitikë”- shkruan Basha, ndërsa ndan një grafik të “World Justice Project”,  ku Shqipëria renditet e fundit në Europë në Indeksin e Sundimit të Ligjit, 2020-202.