Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë/ Arrestohet pas 5 muajsh i dyshuari i dytë, i vëllai u arrestua në vendngjarje


Pesë muaj pas një përplasjeje me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 34-vjeçar, është arrestuar i dyshuari Ramadan Shanaj.

Vetëm pak pas ngjarjes së ndodhur më 12 qershor 2021, policia kishte arrestuar në flagrancë vëllanë e tij, Klajdi Shanaj.

Dy vëllezërit janë përplasur me armë zjarri në afërsi të një lokali në rrugën “Kahreman Ylli”, me 33-vjeçarin Valter Pershpalaj, dhe 2 persona të tjerë. Si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi Ergin Gjoni.

Ndaj 25-vjeçarit të arrestuar sot, Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

INFORMACIONI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim:

-K.Sh., 25 vjeç, banues ne Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.