Vendosni fjalën kyçe....

“Aktivistë të Rilindjes qëllojnë me armë shoferin, policia fsheh ngjarjen” – Denoncimi


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku sipas një qytetari, dy të rinj  kanë qëlluar me armë në drejtim të një mjeti, duke plagosur drejtuesin e tij.

Ndërkohë që policia e mban të fshehtë ngjarjen. Për më tepër që dy personat e përfshirë në atentat janë aktivistë të Riindjes dhe shëtisin rrugëve me makina me targa false dhe të armatosur dhe policia nuk i ndalion, shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Denoncimi i tij është publikuar nga ish-deputeti demokrat, Gjunkshi, i cili i bën thirrje policisë e prokurorisë të marrin masa.

“Tronditet Bulqiza. Policia fsheh krimin. Asnje reagim nga Qeveria e Krimit. Siguria qytetare me e e pasigurte se kurre. Qytetaret ndjehen te pasigurte. A e dini pse hesht Qeveria e Krimit? Sepse Kryeministri kudo qe shkon neper Shqiperi, shoqerohet nga 500 police te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, qe i merr nga Tirana.

I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes. Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen. Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore. Ja se cfare me shkruan qytetari nga Bulqiza.”

“Z.gjeneral nje ngjarje e rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit.Personat e lartpermendur ja me rrekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *