Vendosni fjalën kyçe....

Përhapja e COVID-19 në burgun e Drenovës, Ministria e Drejtësisë: Sa të burgosur janë të infektuar


Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me situatën në burgun e Drenovës në Korçë, ku janë raportuar disa raste me COVID.

Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se vetëm një i burgosur është transportuar drejt Spitalit Infektiv për mjekim më të specializuar, por mohohet që të jetë në gjendje të rënduar.

Mes të tjerash sqarohet se 3 të burgosur kanë qenë të infektuar, por tashmë e kanë kaluar virusin..

 “Një i burgosur 30-vjeçar, është konstatuar dje, dt.7.11.2021, nga stafi mjekësor, me temperaturë dhe simptoma të KOVID. Jo në gjendje të rënduar, është nisur drejt spitalit infektiv në Tiranë, për një përkujdesje më profesionale.
Tre të burgosur kanë qenë të prekur më herët nga KOVID, por janë negativizuar dhe vazhdojnë rutinën ditore.
Deri tani, asnjë i burgosur tjetër, nuk ka shfaqur simptoma të infeksionit, megjithatë veprimet janë kufizuar dhe po bashkëpunohet ngushtësisht me strukturat epidemiologjike për të pasur nën kontroll situatën dhe çdo nevojë të të dënuarve.”-
thuhet në njoftimin e  ministrisë.