Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë/ Prokuroria merr nën hetim 3 zyrtarë, pezullohen nga detyra


Pas rastit të helmimit masiv të rreth 600 banorëve, prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë ka marrë nën hetim 3 persona.

Ata janë:

  • Ledio Çela Administrator i Ujësjellës Kanalizimeve Krujë;
  • Andi Kupa  Drejtues teknik;
  • Ervin Karafili  Shef i Shërbimit të Epidemologjisë dhe Higjenës Krujë.

Të tre këta persona dyshohen se janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i Detyrës” që me veprimet e tyre kanë lejuar ndotjen e ujit të pijshëm dhe dëmtimin e shëndetit të qytetarëve të Krujës. Të tre janë pezulluar nga detyra.