Vendosni fjalën kyçe....

Felaj kërkon të shohin nga afër inceneratorët, Tabaku: S’e kthejmë komisionin në zyrë propagande (DEBATI NË KOMISION)


Në seancën e parë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët nuk kanë munguar debatet, mes kryetares të Komisionit, Jorida Tabaku dhe nënkryetares Ermonela Felaj.

Zonja Felaj kërkoi që të gjithë së bashku të ndjekin nga afër inceneratorët dhe të shikojnë se si zhvillohet puna me to. Por Tabaku, u përgjigj se nuk ka ndërmend që komisioni të kthehet në zyrë propagande për këtë industri.

“Duhet të kuptojmë pse iu futëm strategjisë së landfillëve dhe inceneratorëve. Landfillet janë shfaqur më herët në kohë. Nëse duhet të kuptojmë se ça ndodh në Shqipëri duhet të shkojmë edhe në vendin ku këto inceneratore janë ngritur dhe të shohim se çfarë ndodh aty. Nëse duam që kjo funksionon të funksionojë, nuk duhet të pengojmë njëri-tjetrin, duke i qëndruar objektit të veprimtarisë.”- u shpreh Felaj.

Por Tabaku u përgjigj: “Kemi bërë kërkesë për ngritjen e këtij komisioni. Jemi të gatshëm të shohim edhe elementët që ne shohim dhe gjykojmë, por ta harrojmë që ky komision do të kthehet në zyrë propagande. Nuk do të jemi zyrë PR për këtë tematikë.”

Por Felaj vazhdoi duke thënë se do të shkojnë të shohin nga afër inceneratorët pasi sipas saj “puna e këtij komisioni kjo është”.

Kjo ishte mbledhja e parë e këtij Komisioni, ku me shumicë votash, u zgjodh sekretare deputetja e PS-së, Antoneta Dhima.