Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Mediu kundërshton në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të GJKKO për rihapjen e hetimeve për “Gërdecin”


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka ditën e sotme rekursin në Gjykatën e Lartë me anë të së cilit kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm që i hapi rrugë rihetimit për çështjen “Gërdeci”

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues, cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

Më tej, avokati argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për rastin është e parashkruar për shkak të viteve.