Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet teleferiku në Çeki, humb jetën një person (Video)


Një shofer teleferiku ka humbur jetën në Çeki pasi kabina me të cilën po lëvizte u rrëzua në tokë. Aksidenti la rreth 15 persona të bllokuar në një teleferik tjetër, ndërsa zjarrfikësit u vendosën në vendngjarje për t’i shpëtuar.

Teleferiku u shkëput nga kablloja e tij në malin Jested në Çekinë veriore të dielën. Pamjet nga vendi i ngjarjes, të marrë nga një media vendase tregojnë kabinën e dëmtuar në tokë me automjete të shumta të shërbimeve të urgjencës të pranishme në vendngjarje.

Një person humbi jetën në përplasje, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit. Teleferiku i përplasur thuhet se ishte planifikuar të shkonte në mirëmbajtje të hënën.

“Një kabinë ra ndërsa po zbriste. Brenda ishte një person, i cili fatkeqësisht humbi jetën”, tha zëdhënësi Michael Georgiev për mediat lokale.

Aksidenti la rreth 15 persona të bllokuar në teleferikun e dytë që u ndal në mes të rrugës pasi i pari u përplas.