Vendosni fjalën kyçe....

“Nord Stream 2 s’e rrezikon sigurinë e furnizimit me gaz të BE-së” – Ministri gjerman


Ministria gjermane e Ekonomisë dhe Teknologjisë ka këshilluar rregullatorin kombëtar të energjisë të vendit që të vazhdojë me certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2, duke thënë se ai nuk përbën asnjë kërcënim për sigurinë e furnizimit me gaz tw vendit ose të BE-së.

E njohur me akronimin e saj gjerman BMWi, ministria dërgoi analizën e saj të tubacionit tek trupi, i njohur si Bundesnetzagentur, të martën. Agjencia ka katër muaj për të finalizuar procesin e certifikimit dhe tashmë ka nisur punwn.

“Në analizën e saj, Ministria Federale e Ekonomisë del në përfundimin se lëshimi i një certifikate nuk rrezikon sigurinë e furnizimit me gaz të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian.” – tha ministria.

Ndërtimi i tubacionit që shkon nga Rusia në Gjermani nën Detin Baltik përfundoi muajin e kaluar. Pasi të jetë plotësisht funksional, Nord Stream 2 mund të japë deri në 55 miliardë metra kub gaz natyror në vit.