Vendosni fjalën kyçe....

Tifozja e pafat përplaset brutalisht me çiklistin që kryesonte garën afër vijës së finishit (Video)


Një çiklist dhe një spektatore u përfshinë në një përplasje të rëndë drejt vijës së finishit në një ngjarje në Ishujt Kanarie, duke i lënë të dy në tokë pas aksidentit.

Incidenti ndodhi afër fundit të ngjarjes Cicloturista Condaca Salmor Bike në El Hierro në Ishujt Kanarie fundjavën e kaluar.

Me sa duket e pavëmendshme për çiklistët që po afroheshin me shpejtësi, tifozja u përpoq të kalonte rrugën duke u përplasur me çiklistin që kryesonte garën.

Një burrë kishte kaluar rrugën vetëm pak sekonda më pas, po gruaja nuk ishte aq me fat.

Çiklisti u përplas me të me shpejtësi të plotë, me fytyrën e tij të tmerruar pak para momentit të përplasjes.

Të dy u përplasën me dhunë në asfalt teksa klithmat u përhapën mes spektatorëve.

Sipas raportimeve, shërbimet e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes dhe çiklisti u dërgua në Spitalin Nuestra Senora de Los Reyes, duke vuajtur nga një dëmtim mesatar në kokë.

Gruaja thuhet se është mjekuar në vendin e ngjarjes ndërsa më pas është dërguar në Tenerife për trajtim të mëtejshëm. Lidhur me rastin në fjalë ka nisur edhe një hetim policor.