Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë 117 mijë doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu: Do vijojmë pa u ndalur me vaksinimin derë më derë


Kanë mbërritur në vend një sasi prej 117 mijë dozash të vaksinës Pfizer.

Sipas ministres së Shëndetësisë, deri tani në vend kanë ardhur rreth 2.5 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që të vaksinimin.

“Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.” – njofton ministrja e Shëndetësisë.