Vendosni fjalën kyçe....

“Ke fyer një të vdekur”, “Ke vrarë një njeri në Elbasan” – Debate të forta te Ligjet mes Bardhit dhe Bejtjas


Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve. Debati nisi pasi zëvendësministri i Energjetikës Ilir Bejtja, deklaroi se fundi i këtij viti pritet që të mbyllet me një humbje prej 10 miliardë lekësh. Ai u ndal tek arrestimet për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa mohoi deklaratat se 38 mijë qytetarë janë futur në burg.

Por deputeti demokrat Gazment Bardhi nuk ra dakord me të, duke theksuar se ka edhe të dhëna zyrtare për të burgosur, duke kujtuar edhe familjarin e vetëvrarë.

Këtu u tensionua debati mes tyre, ku Bejtja iu drejtua Bardhit duke e akuzuar se ka vrarë një njeri në Elbasan duke iu referuar rastit përpara zgjedhjeve.

DEBATI:

Bejtja: Kemi humbje vetëm në vitin 2020 me 2.7 miliard lekë, vitet e tjera kanë qenë me fitim. Ndërsa në fund të këtij viti presim rreth 10 miliardë lekë humbje. Sa i përket krizës me menaxhimin e keni konstatuar vetëm ju zonja Xhixho, asnjë ekspert.

Theksoj që ne të merrnin rifinacimin e borxhit të vjetër është dashur të ruajmë disa leva financiare. Borxhi i ndërmarrjeve është administruar dhe kjo falë meritës tonë dhe partnerëve ndërkombëtarë. U përcaktua një plan strategjik masash dhe brenda dy viteve u zbatuan 18 elementë të këtij plani për reformimin e sektorit. Sot kemi për të riparë vendimin e mbështetësve së konsumatorëve vunerabël. U tha këtu se 38 mijë qytetarë janë në burg, kjo vlen vetëm për Kinën. Gjithsej ne kemi kallëzuar 2100 vetë, 700 punonjës tonë dhe burg 48 orë mund të kenë bërë, për t’ju bërë qefin 10 veta dhe këta kanë qenë vjedhës.

Bardhi: Kjo është e pavërtetë. Kemi të dhëna zyrtare.

Ndërhyrje nga salla: Një familjar është vrarë

Bejtja: Ia solli mendja e vet se për 35 milek të vjetra nuk varet njeriu.

Bardhi: Tërhiqni fjalët sepse sapo fyet një të vdekur

Bejtja: Nuk kam fyer askënd

Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma

Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta

Bushka: Ndërpritet mbledhja, 5 minuta pushim