Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha më i pëlqyer në Facebook”- Basha për publikimin analitik: Klientët e kryeministrit e duan Shqipërinë në gjunjë


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas një publikimi analitik mbi popullaritetin në Facebook të tij dhe liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale thekson se politikanët e korruptuar dhe oligarkët janë bashkë kundër ndryshimit të PD-së, por sipas tij kjo parti do ta pastrojë politikën nga “llumi” i tranzicionit, veset dhe pazaret e tyre.

“Politikanët e korruptuar, mediat kliente të Ramës & oligarkët,janë bashkë kundër ndryshimit & @pdshqiperi. E duan Shqipërinë në gjunjë, ku ata fitojnë dhe shqiptarët humbasin. Nuk do ja dalin! Do ta pastrojmë politikën nga llumi i tranzicionit,nga veset & pazaret e tyre.#vettingnëpolitikë.”- shkruan Basha.

Kryedemokrati ka ndarë një publikim të Blerim Gjeladinit, nga kompania ‘Terra Data’ që merret me analizën dhe marketingun në Facebook. Sipas këtij publikimi, Sali Berisha del më i mbështetur në Facebook nga Lulzim Basha. Këto të dhëna, Gjeladini i ndau mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Opinion”.

Ndërkohë që u prezatua si analist i pavarur, rezulton se Gjeladini është mbështetës i flaktë i kryeministrit Rama.

Në një postim të 28 shtatorit të këtij viti, ai komentonte në Facebook një paraqitje të kryeministrit Rama në emisionin ‘Open’ në TCH. Gjeladini shkruante si më poshtë vijon: “Sot një panelist tek emisioni Open në Top Channel e pyeti Edi Rama-en ”nëse do të ketë zgjedhje të parakoshme”. Paramendo të ketë zgjedhje të parakoshme ne Shqipëri ku përfundon PDja e Lulzaim Baskias.”