Vendosni fjalën kyçe....

Incident gjatë xhirimeve, Alec Baldwin vret aksidentalisht kineasten dhe plagos regjisorin


Një grua ka vdekur dhe një burrë ka mbetur i plagosur pasi aktori i njohur Alec Baldwin qëlloi me armë gjatë xhirimeve të një filmi në New Mexico.

Policia në shtetin amerikan tha se Baldwin qëlloi gjatë xhirimeve për filmin “Rust Rust” që tregon një histori të shekullit të 19 -të.

Kineastja Halyna Hutchins, u dërgua në spital me helikopter, por nuk mundi dot të mbijetonte. Ndërsa burri, regjisori Joel Souza, po mjekohet nga mjekët në spital.

Një zëdhënës i aktorit tha për agjencinë e lajmeve AFP se incidenti kishte ndodhur “për shkak të mosfunksionimit të një arme.”

 Policia është ende duke hetuar incidentin dhe ende nuk është ngritur asnjë akuzë.

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, një zëdhënës i sherifit të Santa Fe tha se Baldwin kishte folur me detektivët.

“Ai hyri vullnetarisht dhe u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij.”- tha zëdhënësi, citon BBC.

Viktima, Halyna Hutchins, 42 vjeçe, po punonte në set si drejtoreshë e fotografisë. Sipas uebfaqes së saj personale, zonja Hutchins ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik. Ajo studioi gazetari në Kiev dhe film në Los Anxhelos, dhe u emërua një “yll në rritje” nga revista American Cinematographer në vitin 2019.

Incidente të tilla si të shtënat fatale të së enjtes në setin e filmit Rust janë jashtëzakonisht të rralla, por jo të padëgjuara.

Armët e vërteta të zjarrit përdoren shpesh në xhirime.

Në vitin 1993, Brandon Lee – djali 28-vjeçar i yllit të ndjerë të arteve marciale Bruce Lee – vdiq në xhirime pasi u qëllua aksidentalisht me një armë gjatë xhirimit të një skene vdekjeje për filmin “The Crow”.

Kineastja e ndjerë Halyna Hutchins dhe regjisori i plagosur Joel Souza