Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi e Manja njoftojnë rritjen e pagave për Policinë e Shtetit e atë të Burgjeve


Ministri i Brendshëm, Çuci, ka njoftuar se qeveria ka vendosur të rrisë pagën e efektivëve që policisë që punojnë jashtë vendbanimit të tyre.

Sipas tij, ato do rriten deri në 150% të pagës që kanë tani për tani. Rritje pagash njoftoi edhe ministri i Drejtësisë Manja për polisinë e burgjeve.

“Projektbuxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë.” – tha Çuçi.

“Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave.” – tha Manja.