Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Duhet të garoja për kreun e PD-së në 2017-n pas Basha s’u dorëhoq, Rama të përgatitet për protestat më të mëdha


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PD-së, Basha, se ka tradhëtuar votën dhe besimin e demokratëve.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në Berat, ai theksoi se duhet të ishte rikthyer në garë për kreun e PD-së në vitin 2017, pasi Basha nuk u dorëhoq pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme.

Po kështu Berisha e akuzoi kryedemokratin se e ka çuar PD-në humbje pas humbje  dhe se demokratët duhet të bëhen gati për protestat më të mëdha që ka parë vendi ndonjëherë.

“Basha tradhëtoi votën, besimin, mundin  e djersën tuaj. Në vend që të mbushte sheshet kundër vjedhjes së votës më 25 prill, Lulzim Basha, u mor me karrigen e tij. Në vitin 2017 duhe të rikthehesha në betejë me të. I kërkova dorëheqjen po nuk e dha. E kam mbështetur për shumë vite sepse doja që PD-ja të rikthehej në pushtet e kërkoj ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë. Duhet të ribashkojmë PD-në, t’i kthejmë asaj besimin  te vetja, ta kthejmë te vlerat e saj. PD-ja duhe të përgatitet për një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën. Duhet të përgatitemi për protestat që Shqipëria kurrë nuk i ka parë. Nuk mund të rrimë votëshkelur. Edi Rama ka marrë peng Bashën. I paraqet takimet tona si antiamerikane ndërkohë kur ato janë proamerikane e proeuropiane. Foltoret kanë qëllim të mbrojnë sovranitetin e PD-së. Përpjekjet për të shkatërruar konservatorizmin në Shqipëri kanë dështuar e do dështojnë. Ka dorëzuar beteja të pabëra, ka shkuar humbje pas humbje. Pasi mori vendimin ndaj meje jo si të ishte shkolluar në Holandë po në Phenian të Kim Jong Un.” – tha Berisha.