Vendosni fjalën kyçe....

Raportuesja për Shqipërinë në BE: Të caktohet data për Konferencën Ndërqeveritare, thuhet “muajin tjetër” por nuk vjen kurrë


Raportuesja për Shqipërinë në PE Isabel Santos, thotë se Bashkimi Europian duhet të mbajë fjalën sa i përket negociatave për Shqipërinë.

Ajo gjatë fjalës së saj theksoi rëndësinë e caktimit të një date për Konferencën Ndërqeveritare, duke u shprehur se gjithmonë thuhet për ‘muajin tjetër’, por ai moment nuk vjen kurrë.

“Kam një opinion të qartë. Është bërë e qartë që Bashkimi Evropian duhet ta mbajë fjalën sa i përket negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Duhet të kalojmë në hapa të mëtejshëm. Ne kemi bërë kërkesat tona, ata (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut) kanë punuar por nuk po jepet rezultati.

Do të doja të dëgjoja prej jush angazhimin për një datë për Konferencën e Parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithmonë është thënë ‘muajin tjetër’, ‘muajin tjetër’, por ai nuk vjen kurrë! Njerëzit kërkojnë rezultate dhe duhet ‘ti japim këto rezultate.”- deklaroi zonja Santos.