Vendosni fjalën kyçe....

Ali Ahmeti i BDI-së: Kemi fituar 12 mandate, presim të 13-in. Mbi 100 mijë vota, fitore absolute!


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim deklaroi se partia që ai drejton ka fituar deri më tani 12 mandate ndërsa pritet edhe i treti.

Me këtë rezultat paraprak BDI-ja deklarohet e para ndër partitë shqiptare, e cila ka mandatuar edhe një kandidat shqiptar për kryeministër.

Ahmeti deklaroi se në zonën 1, 2, 5 dhe 6 ku është edhe zona më me shumicë shqiptare BDI-ja ka fituar nga kampi shqiptar.

Në zonën 1,2 në zonën 5 dhe 6 fitues BDI-ja. Deri më tani BDI-ja ka fituar mbi 100 mijë vota në të gjitha zonat”-deklaroi Ahmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *