Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi: Në Shkodër zyrtarë të lartë janë përdhunuar nga krimi!


Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka deklaruar mbrëmë ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”, se ka drejtues të lartë institucionesh në qytetin verior, që janë përdhunuar nga krimi.

“Mendoj se krimi është prezent dhe ka presionin evet në ccdo hallkë të institucioneve publike. Në Shkodër janë ndërruar drejtues institucionesh sepse janë përdhunuar nga krimi. Dhe jo nuk janë të Partisë Demokratike, përkundrazi janë të maxhorancës. Kjo ka ndodhur gjatë katër viteve dhe rrethi ngushtohet dhe bëhet akoma më e vështirë të menaxhohet situata.”, tha Ademi në minutën 16:10 të emisionit.

Gazetarët e pyetën Ademin nëse bëhej fjalë për ndonjë metaforë kur përdoror fjalën “përdhunim” apo për dhunim fizik dhe kryebashkiakja u përgjigj për të dytën, duke shtuar më pas se e kishte për kuptimin e parë të fjalës. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *