Vendosni fjalën kyçe....

Basha deputetëve të Komisionit të Ligjeve: Amendamentet e PD-së nxjerrin vendin nga kriza politike


Kryetari i PD-së Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme në selinë blur deputetët që janë pjesë e Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Në mbledhje Basha u tha deputetëve se amendamentet e propozuara nga PD-ja janë të domosdoshme që vendi të dalë nga kriza politike.

Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me për kthimin e legjitimitetit, te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Pra nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin.

Nga ecja përpara e këtyre iniciativave, përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit.”, mësohet të jetë shprehur Basha.