Vendosni fjalën kyçe....

Një sqarim për prokuroren Mariola Mertiri


Kunata e Mirel Mertirit, me detyrë prokurore e Republikës në një reagim për disa media mbi shkrimin e sotëm të Hashtag.al (lexo këtu) “ka sqaruar” se nuk është përfshirë në hetimin e kompanisë së hidrokarbureve të Isuf Berberit.

Pas “sqarimeve” të prokurores Mariola Mertiri, Hashtag.al po publikon një pjesë të dokumenteve ku vërtetohet protagonizimi i prokurores Mertiri në hetim.

Dokumentet e publikuara vërtetojnë raportimin e mëparshëm mbi implikimin e prokruores në hetimin e kompanisë.

Reagimi i plotë:

“Një sqarim për koleget dhe për prokuroren Mariola Mertiri.

Fill pas publikimit te sotshëm ne Hashtag.al për lidhjet ndërmjet Damian Gjiknurit dhe Mirel Mertirit, kunata e këtij të fundit me detyrën prokurore e Republikës, ka kontaktuar disa media dhe u ka “sqaruar” se ajo nuk është përfshire në hetimin e kompanisë hidrokarbure të Isuf Berberit.

Për korrektese po bej të ditur botërisht një pjese te dokumenteve qe posedoj, ku vërtetohet katërcipërisht protagonizmi i prokurores Mertiri në hetim, njësoj siç raporton Hashtag.al.

Zonja Mertiri i ka bere këto hetime ndërsa bashkëshorti i saj ishte drejtor i Tranagatit ne Albpetrol, ndërsa kunati i saj përfitonte kontrata ekskluzive gazi po ne Albpetrol.

Me publikimin e kontratës se sotshme të gazit zonja Mertiri është e kapur gafil ne konflikt interesi, pasi familjaret e saj janë punësuar dhe kane bere biznes me ish-kreun e Albpetrolit ndërsa ky i fundit godiste me prokurori kundershtaret.

Hashtag.al merr përgjegjësinë për çdo germe te investigimit, çdo pretendim i shkruar prej nesh është i mbështetur ne disa qindra fashikuj, ndërsa posedojmë dhe dokumente autentike qe dyshohet se jane asgjësuar nga protokolli i Albpetrolit.

Me këtë rast, njoftoj zonjën Mertiri, se emri i saj nuk është vetëm objekt i hulumtimeve të Hashtag.al por dhe i autoriteteve amerikane në kuadër të hetimeve që ata kryen për favorizimin e biznesmenit austriak Robert Nowikovsky, i cili është pararojë e interesave të korporatës ruse Gazprom”, nënvizon editori i Hashtag.al, Habjon Hasani.