Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Elbasan


Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e sotme në një banesë në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen “11 Nëntori”, ku për fat të mirë nuk ka patur njerëz të lënduar.

“Më datë 16.10.2021, rreth orës 11:00, në lagjen ‘11 Nëntori’, Elbasan,  në një dhomë jashtë banesës e cila përdorej për gatime në pronësi të shtetases H.V.,  ka rënë zjarrë si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit.

Nuk ka dëme në njerëz dhe as dëme materiale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.