Vendosni fjalën kyçe....

Goditet disa herë me thikë deputeti i partisë së kryeministrit Johnson në Britani


Një deputet konservator është goditur me thikë ‘disa herë’ sipas raporteve, teksa mbante një takim në një Kkishë Metodiste në zonën e tij zgjedhore në Southend West.

Një burrë u fut në Kishën Metodiste Belfairs në Leigh-on-Sea, Essex, ku deputeti konservator Sir David Amess po mbante takimin e e tij elektoral. Autori e goditi me thikë deputetin disa herë sipas dëshmitarëve në vendin e ngjatjes.

Amess, 69 vjeç, mori ndihmën e parë mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas u dërgua në spital. Gjendja e tij nuk është bërë ende publike. Vendi është rrethuar nga forca të shumta policie.

Policia e Essex konfirmoi incidentin në Twitter, duke vënë në dukje se një burrë ishte arrestuar në lidhje me goditjen me thikë.

Amess, një deputet i shquar konservator, ka shërbyer si anëtar i Southend West që nga viti 1997. Ai më parë kishte shërbyer si deputet për Basildon.